Mandati i Frrokut, PKD del kundër Ramës dhe Bashës: Nuk ia dhatë ju

Oct 13, 2015 | 18:17
SHPËRNDAJE

Partia Kristian-Demokrate ka reaguar lidhur me akuzat e sotme të PD-së, se kryeministri Rama po mbron Mark Frrokun, duke e lënë ende deputet edhe pse i arrestuar që prej 6 muajsh.

Mark Frroku i prangosur nga policia
Mark Frroku i prangosur nga policia

Sipas PD-së, Rregullorja e Kuvendit e përcakton qartë se mandati i deputetit digjet kur ai mungon më shumë se 6 muaj në Kuvnd.

Mirëpo për PKD-në e Frrokut, akuzat e PD-së janë manovër për të shmangur përgjegjësitë e saj në aferën e CEZ-it.

PKD-ja u drejtohet Ramës dhe Bashës duke u thënë se mandatin Frrokut nuk ia dhanë ata, por ai doli nga vota popullore legjitime.

“Partia Kristian Demokrate e Shqipërisë po pret me durim verdiktin e drejtësisë për kryetarin e saj, z. Mark Frroku. Për aq kohë sa nuk ka një vendim të formës së prerë nga gjykatat shqiptare, mandatin e tij e konsiderojmë të paprekshëm.

Këtë mandat PKD-së dhe z. Frroku nuk ia kanë dhuruar as Lulzim Basha dhe as z. Rama, por zgjedhësit e Qarkut të Shkodrës. Vota kristian-demokrate u dëshmua në shenjtërinë dhe legjimitetin e saj edhe në zgjedhjet vendore të 21 qershor 2015. PKD rriti me 35 përqind zgjedhësit e saj, duke marrë edhe këshilltarë, pavarësisht dhunës, presioneve dhe grabitjes së votës. 

Me këto akuza bajate, PD kërkon t’i shmanget përgjegjësisë së saj për megavjedhjen e CEZ-it dhe skandalet e tjera. Në kohën kur Shqipëria ka mbetur pa opozitë, Partia Demokratike nuk lë rast pa i bërë presione drejtësisë edhe për çështjen Frroku”, shkruan deklarata e PKD-së.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura