Mançini befasohet nga Rei Manaj, e merr shqiptarin në ekipin e parë

Aug 4, 2015 | 20:41
SHPËRNDAJE

Një debutim i mrekullueshëm me skuadrën e të rinjve në Turneun “Oberndorf” ka mjaftuar që Rei Manaj ta bindë trajnerin Roberto Mançini për ta ftuar në ekipin e parë.

Rey Manaj stërvitet me ekipin e parë të Interit
Rey Manaj stërvitet me ekipin e parë të Interit

Interi ka mbërritur ditën e djeshme në Itali pas ndeshjes miqësore me Gallatasarajin, zikaltrit kanë zbritur në qendrën stërvitore në Bruniko. Seancë në të cilën ka marrë pjesë edhe sulmuesi shqiptar i Kombëtares U-21.

Njoftimi

Ka qenë vetë Rei Manaj, i cili në një postim në faqen e tij zyrtare në rrjetin social “Facebook”, ka bërë me dije se ka marrë një ftesë nga trajneri i Interit, Roberto Mançini, për t’u stërvitur me skuadrën A.

“Ëndrra u bë realitet për t’iu bashkuar ekipit të parë në stërvitje në Bruniko. Seanca stërvitore është sot pasdite.

Forca Inter!”, ishte postimi i Manajt mesditën e djeshme. Një lajm me të vërtetë pozitiv për shqiptarin, që do të ketë mundësinë të fitojë akoma më shumë nga eksperienca e stafit stërvitor të zikaltërve, të drejtuar nga Roberto Mançini.

Një shans për sulmuesin 18-vjeçar që të tregojë aftësitë e tij dhe të mund të fitojë edhe të drejtën për t’iu bashkuar zikaltërve në ekipin e parë. Sulmuesi i Kombëtares U-21 është duke hedhur hapa cilësorë në karrierën e tij.

Në turneun miqësor që skuadra “Inter Primavera” fitoi, Manaj shënoi në ndeshjen çerekfinale dhe i dha fitoren skuadrës së tij kundër Evertonit në gjysmëfinale. Dy gola në tri takime e kanë bindur Mançinin që t’i japë një mundësi për t’u stërvitur me zikaltrit në Bruniko.

Rey Manaj

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura