Mançester Junajtid ngec me Leisterin, Siti rimerr kreun (VIDEO)

Nov 28, 2015 | 22:41
SHPËRNDAJE

Mançester Junajtid është ndalur në një barazim 1-1 me skuadrën e Leister Sitit, e cila deri mbrëmjen e sotme kryesonte Premier Ligën angleze.

VardyVendasit e Leisterit kaluan të parët në avantazh me anë të Xhemi Vardit, që është golashënuesi më i mirë momentalisht në Premier Ligë. Por Junajtid barazoi me anë të Bastian Shvajnshtaiger.

Siti kalon Southemptonin dhe ngjitet në krye

Fitore ka arritur Mançester Siti, që tashmë ia ka marrë vendin e parë Leister Sitit. Skuadra “Blu” nga Mançesteri mposhti 3-1 Sothemtonin e vështirë në shtëpi.

Golat për vendasit u shënuan nga Fabian Delf, De Bryn dhe Kolarov. Ndërsa për miqtë shënoi sulmuesi Shejn Long.

RENDITJE DHE REZULTATE

Untitled-17

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura