Manastirliu: Trajtimi i pacientëve me Covid19 do të vijojë edhe nga mjekët e familjes, do të ofrohen shërbime për…

Sep 7, 2020 | 14:52
SHPËRNDAJE

ogertaMinistrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu deklaroi se trajtimi i pacientëve me Covid19 do të vijojë pa u ndalur edhe nga mjekët e familjes.

 “Mjekët dhe infermierët po vijojnë pa u ndalur duke ofruar shërbime për të gjithë banorët, duke trajtuar edhe pacientë me COVID19 sipas protokolleve tashmë të përcaktuara të mjekimit”, u shpreh Manastirliu.

Deklarata u bë gjatë inspektimit të punimeve për rindërtimin e qendrës shëndetësore të Zall Bastarit, ku ndër të tjera tha se edhe pse në kohë pandemie investimet në shëndetësi nuk po ndalen.

 “E kemi treguar me vepra dhe jo me fjalë që investimet në kujdesin parësor janë investime cilësore. Nuk e kemi ndalur punën për rindërtimin e qendrave të kundesit parësor nga veriu në jug të vendit dhe jam e kënaqur që edhe në këtë zonë të thellë, po rindërtojmë infrastrukturën e kujdesit parësor me të njëjtin standard, si në qytete edhe në zonat më të thella”, tha Manastirliu.

Duke theksuar se strategjia e kujdesit parësor përfshin zgjerimin e shërbimeve, Manastirliu tha se në qendrat shëndetësore do të përfshihen edhe shërbime sociale për banorët, sidomos në zonat e thella.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura