“Një luftë sa fizike edhe psikologjike”, Manastirliu poston videon, një tjetër pacient i shëruar la sot spitalin infektiv

Mar 28, 2020 | 19:19
SHPËRNDAJE

Ka shkuar në 4 numri i personave të shëruar nga koronaviruis në vend, ku një tjetër pacient ka lënë sot ambiente e Spitalit Infektiv.

Lajmi i bëhet i ditur nga ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, nëpërmjet një postimi në facebook, ku po ka publikuar edhe një video të pacientit.

Pas 20 ditësh po largohem nga spitali, i shëruar plotësisht, falënderoja të gjithë mjekët. Jam i kënaqur nga kujdesi i stafit të infktivit, ma bënë shumë të lehtë sepse ishte një luftë sa fizike edhe psikologjike, pa ta nuk do ja dilja dot”, thotë pacienti i shëruar.

pacienti

Edhe një tjetër pacient ka dalë sot i shëruar nga spitali infektiv Mirënjohëse deri në përunjësi për punën dhe sakrificën e pashoqe të prof. Najada Çomos dhe të gjithë ekipit të mjekëve, infermierëve, imazheristëve, sanitareve që po luftojnë me armikun e padukshëm #COVID-19 në shërbim të pacientëve”, thotë ministrja Manastirliu.

Deri më tani numërohen 197 persona të infektuar m eCOVID-19 në vendin tonë, ku 10 kanë humbur jetën.

Harta e Koronavirusit ne Shqiperi 197 te perkur

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura