Manastirliu paralajmëron nisjen e vaksinimit për personat mbi 60-vjeç, thirrja që ka për këta qytetarë

Apr 3, 2021 | 13:20
SHPËRNDAJE

ogerta manastirl

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, nga qyteti i Vlorës i bëri thirrje të gjithë personave që janë mbi moshën 70 vjeçare dhe që ende nuk kanë marrë njoftim nga mjeku i familjes, të drejtohen në qendrat e vaksinimit të ngritura në qytetet ku ata jetojnë dhe të marrin dozën e parë të vaksinës.

Për këtë mjafton që ata të kenë me vete kartën e identitetit, tha ministrja.

“Kam një njoftim për të gjithë qytetarët, duke qenë këtu në Vlorë, procesi tashmë prej ditësh vijon duke ecur shumë mirë në qendrën masive të vaksinimit jemi të kënaqur se si po shkon vaksinimi në të gjithë shqipërinë edhe në fshatrat e largët, nëse ende s’kanë marrë informacion apo njoftim nga mejku i familjes me kartën e id mund të paraqiten në qendrat e vaksinimit e të kryejnë vaskinën, do kujdesen më pas mjekët e infermierët në qendrat e vaksinimit për të raportuar te mjeku i familjes.

Për ata plus 70 vjeç që s’e kanë marrë informackionin të paraqiten në gjithë qytetet në qendrat e vaksinimit e të bëjnë vaksinën”

Manastirliu dha gjithashtu edhe lajmin se në ditët në vijim do të vijohet me një tjetër fashë moshe, pra nisjen e vaksinimit për personat mbi 60 vjeç.

“Ndërkohë jemi duke përgatitur për të ulur fashën deri në plus 60 vjeç e do ndjekim planin e vaksinimit kombëtar e të vijojmë dhe me grupet e rriskut”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura