Manastirliu inspekton punimet në maternitetin ri të Beratit: Ndërtojmë dhe rehabilitojmë 4 maternitete

Jan 10, 2020 | 12:30
SHPËRNDAJE

manastirlliu beratMinistrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale inspektoi punimet për ndërtimin e maternitetit të ri të Beratit, një investim i qeverisë shqiptare me vlerë 216 milion lekë.

“Është një premtim i mbajtur i qeverisë, i vetë Kryeministrit Rama dhe jam shumë e kënaqur që punimet kanë avancuar dhe do t’i kthejmë Beratit një investim të munguar, që do të ketë vlerë të shtuar jo vetëm nga pikëpamja e infrastrukturës, por edhe sa i takon të gjithë pajisjeve që ne po planifikojmë të sjellim në këtë maternitet, që do të sigurojnë një standard të ri shërbimi për mjekët dhe infermierët dhe mbi të gjitha do t’i ofrojmë nënëve dhe bebeve të porsalindura kushte shumë të mira të kujdesit shëndetësor”, tha Manastirliu.

Duke deklaruar se ky është investimi i parë madhor pas 18 vitesh, Manastirliu tha se me përfundimin e të gjithë projektit, materniteti i Beratit do të jetë një model i materniteteve me standardet më të mira të shërbimit për nënat dhe fëmijët, pasi fëmijët janë të parët në politikat shëndetësore.

Projekti parashikon rikonstruksionin e katit të parë, zgjerimin e godinës ekzistuese dhe shtesën e katit të dytë, duke ndërtuar një maternitet bashkëkohor, me 40 shtretër që do t’I shërbejë jo vetëm banorëve të Beratit por edhe zonave përreth.

Për vitin 2020, me buxhetin e ri do të vazhdojnë investimet për nënën dhe fëmijën. Ministria e Shëndetësisë do të vijojë investimet në maternitetin e Beratit, të Lezhës në maternitetin e Kuksit, do të hapë invetimin e ri për maternitetin ‘Mbretëresha Geralidinë’.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura