Manaj lë Interin, i bashkohet skuadrës një tjetër shqiptari në Serinë A

Jul 5, 2016 | 22:19
SHPËRNDAJE

Rei Manaj ka vendosur. Sulmuesi duket se ka rënë dakord me drejtuesit e Peskarës të cilët brenda ditës së martë kanë nxituar për ta huazuar pranë klubit.

13325648_677485155736845_3962668094566624326_n

Gazetari italian Xhanluka di Marzio shkruan në portalin e tij për një marrëveshje të arritur në orët e fundit, por që mungon vetëm firma e Manajt.

Më herët, pas publikimit të lajmit nga gazeta më e madhe sportive në Itali “Gazzetta dello Sport”, se gjermanët e Eintraht Frankfurtit dhe spanjollët e Sporting Gijonit kishin shfaqur interes për Manajn, një tjetër klub nga Seria A kërkoi kartonin e tij.

Po kjo e përditshme tha në rubrikën e merkatos se drejtuesit e Peskarës kanë nisur sot kontaktet me zikaltrit e Interit dhe përfaqësues të futbollistit.

Marrëveshja e huazimit të sulmuesit pritej të mbyllej gjatë darkës. Peskara u ngjit sezonin që kaloi nga Seria B, në Serinë A dhe klubi ka nisur një fushatë përforcimesh për përballjen me më të mëdhenjtë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura