Manaj: Golin ndaj Kosovës e kujtoj gjithmonë, ja pse nuk jam thirrur në Kombëtare

May 27, 2018 | 14:14
SHPËRNDAJE

Sulmuesi i Kombëtares, Rey Manaj, doli sot në konferencë për shtyp ku foli për ndeshjen e ditës së martë ndaj Kosovës.Djaloshi nga Lushnja tregoi edhe për eksperiencën te skuadra spanjolle e Granadës si dhe për arsyen pse nuk është thirrur në Kombëtare.

manaj

“Si kundër Kosovës ashtu edhe Ukrainës ne do duam fitoren dhe të gjithë do japin më të mirën. Fillimi i ri është nga shtatori që do të përgatitemi për kualifikueset e Europianit. Granada ishte zgjedhja e duhur për mua pasi është një ekip i fortë pavarësisht se nuk na ka ecur mirë në periudhën e fundit, por ne do tentojmë në këto ndeshje të ngjitemi në La Liga.

Për të ardhmen do flas në fund të sezonit pasi tashmë jam i përqendruar te Kombëtarja. Nuk besoj se në Spanjë është niveli më i lartë se në Itali, por ky vit ndoshta nuk ishte më i miri për mua. Duhet të shohim momentin dhe të harrojmë gjërat që kanë ndodhur para 3 vjetëve.

E kujtoj shpesh golin e parë kundër Kosovës, por tani është një moment tjetër. Kur nuk je pjesë e Kombëtares ka disa faktorë. Unë besoj se nuk jam thirrur në Kombëtare nga zgjedhjet e të tjerëve. Unë me kombëtaren gjithmonë do jap më të mirë ashtu siç kam bërë për shpresat apo edhe U-19 dhe U-17. Tani trajneri mund të bëjë zgjedhjen e tij. Nuk duhet të flas para sepse kur flet para kohe gjërat mund të shkojnë ters. S’më pëlqen shumë etiketimi lideri i Shpresave. Te Shqipëria U-21 janë lojtarë shumë të mirë që e meritojnë të jenë te Kombëtarja e madhe”, u shpreh Manaj.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura