Manaj e nis me këmbën e mbarë aventurën te Barcelona, por arbitri i anulon golin e debutimit

Jan 25, 2020 | 21:25
SHPËRNDAJE

Rei Manaj e ka nisur me këmbën e mbarë aventurën e re me Barcelonën B.

manaj

Sulmuesi i kombëtares së Shqipërisë u aktivizua që nga minuta e parë titullar në fitoren 2-0 ndaj Ejeas në sfidën e javës së 22-ë të kategorisë së tretë të futbollit iberik.

22-vjeçarit iu pre në mes gëzimi teksa shënoi golin e parë me fanelën e Barcelonës në minutën e 72-ë, por arbitri e anuloi për faull përpara shënimit të golit.

Katalanasit e vegjël renditet në vendin e dytë në grupin 3 të Segunda Divisionit duke synuar të ngjiten në kategorinë e dytë të futbollit spanjoll për sezonin e ardhshëm.

Manaj45

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura