“Mami vishet si ninxha, nuk më lënë të shkoj në shkollë”, prokurori italian: Thirrjet e dëshpëruara të Alvinit drejtuar të atit

Nov 8, 2019 | 16:08
SHPËRNDAJE

“Të thashë se do ktheheshe në shtëpi. Je bërë i madh, je një burrë i vogël tani”. Alvin është pak konfuz por buzëqesh. Babai Afrim Berisha shpërthen në lot, pranë tij motrat më të mëdha.

Ora është 6:40, Fiumicino, aeroport: misioni është kryer me të vërtetë me sukses. Alvin, 11 vjeç, fëmija që nëna e tij donte ta transformonte në një luftëtar të vogël për xhihadin, ka zbritur në tokën italiane, ai është në shtëpi, shkruan sot La Repubblica.Alvin-me-familjen

Pas pak orësh Alvin do të kthehet në Barzago, në Lecco ku ai lindi dhe ku jetoi me babanë, motrat dhe nënën e tij, Valbonën- që më vonë u bë luftëtare e ISIS- e cili e kishte rrëmbyer, e hipi në një avion dhe e hodhi në ferrin e aksioneve të luftës së ISIS. Alvinit iu desh t’i thoshte lamtumirë shkollës, të ndryshonte emrin e tij, tani ishte Jusuf, të harronte italishten, e të fliste vetëm arabisht.

Mban veshur një xhup dhe kapelën e Kryqit të Kuq, ai tani është përsëri në jetën e tij: duke e mbajtur për dore deri sa të përqafonte familjen e tij – nën mjegullën dhe shiun e Fiumicinos në agim- është policia italiane dhe zyrtarët e SCIP,

Shërbimi i Bashkëpunimit Ndërkombëtar i cili përfundoi operacionin së bashku me autoritetet shqiptare, me mbështetjen e qeverisë italiane dhe bashkëpunimin e skuadrës Ros të Milanos, agjentët e 007 të deleguar nga Prokuroria e Milanos.

“Ashtë një histori shumë e bukur”, thotë Alberto Nobili, zëvendës prokurori kundër terrorizmit i Zyrës së Prokurorisë së Milanos. “Në 40 vjet është hera e parë që zhvilloj një konferencë për shtyp dhe shoh vetëm buzëqeshje dhe fytyra të lumtura”, deklaron gjenerali Giuseppe Spina, i Shërbimit (ndërhyrjeve) të bashkëpunimit ndërkombëtar.

Dhe Francesco Roça, presidenti i lëvizjeve ndërkombëtare të Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe thotë: “Alvin është emri i një shprese, nga sot në botë. Kemi treguar se ne si operatorë humanitarë mund të veprojmë, të bëjmë shumë, por jo të vetëm: vetëm nëse ekzistojnë vullnetet e qeverive që bashkohen. Si në këtë rast. Dhe jam i sigurt se kjo do të sjellë fryte të mira. Që sot na kanë thirrur Kryqe të Kuq të tjerë nga bota, nga Maldivet, nga Holanda, nga vendet e tjera. Nëse shtetet lëvizin, fëmijët e tjerë mund të largohen nga lufta”.

Gjenerali i karabinierëve Giuseppe Spina, drejtor i SCIP, në nisjen e konferencës për shtyp në Terminalin 5 në aeroportin e Fiumicinos raportoi se nëna e Alvin, Valbona Berisha, ka vdekur  “me shumë mundësi” në muajin korrik në territorin sirian gjatë luftimeve. Gruaja ishte radikalizuar, duke u regjistruar në Kalifat dhe duke marrë fëmijën nga Italia pesë vjet më parë.

Në lidhje me operacionin kompleks që e ktheu Alvinin përsëri në shtëpi, zëvendësprokurori Nobili theksoi: “Është rasti i parë në Evropë, i një fëmije të vetëm që nga fushëbetejat e  luftës, kthehet tek të dashurit e tij, në shtëpinë e tij. Një punë e jashtëzakonshme ekipi: kultivojmë krenarinë italiane, kur duam jemi të aftë për shumë.

Nga përgjimet më kujtohet kjo thirrje e dëshpëruar e Alvinit, i cili i tha babait të tij: ‘këtu nuk më lënë të shkoj në shkollë, mamaja vishet si një ninxha’, sikur të thoshte ‘ti e di babi unë përfundova në një botë surrealiste’. Kjo është arsyeja pse sot hapet një faqe e re, ka shumë fëmijë për të shpëtuar atje”.

BalkanWeb

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura