“Mami, më vjen keq për këtë”, fjalët e fundit të 5-vjeçarit që vdiq në krahët e së ëmës nga kanceri

Nov 12, 2018 | 14:56
SHPËRNDAJE

Një djalë 5-vjeçar ka ndërruar jetë në krahët e nënës së tij, pasi kërkoi falje për vuajtjen e tmerrshme që sëmundja e tij solli në familjen e tyre.

Little Charlie Proctor iu dha vetëm pak ditë për të jetuar nga mjekët muajin e kaluar, pasi u diagnostikua me një formë të rrallë të kancerit të mëlçisë te fëmijët në vitin 2016.

6080768-6379867-image-a-62_1542019938962

Prindërit e tij, Amber Schofield dhe Ben Proctor u përpoqën me dëshpërim që të mblidhnin para të mjaftueshme për t’i bërë atij një transplantim të organeve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por arritën të grumbullonin më pak se gjysmën e 855,580 paund që kishin nevojë.

“Daily Mail” shkruan se 5-vjeçari vdiq në krahët e nënës së tij të shtunën mbrëma, pasi i tha asaj: “Mami, më vjen keq për këtë”.

5017482-6379867-Little_Charlie_Proctor_five_was_told_he_had_a_maximum_of_14_days-a-54_1542019476815

Më pas Amber Schofield nga Accrington në Lancashire, ka postuar një fotografi të djalit të saj të vogël me krahë engjëllorë për të ndarë lajmin e hidhur për vdekjen e tij tragjike me mijëra njerëz që kanë ndjekur historinë e tij gjatë fundjavës.

6080766-6379867-image-m-75_1542020127468

“Mbrëmjen e shkuar në orën 23:14, shoku im më i mirë, bota ime, Charlie mori frymë për herë të fundit. Ai vdiq në mënyrë paqësore në krahët e mi si dhe me krahët e babait vendosur rreth nesh. Zemrat tona po vuajnë. Bota ka humbur një djalë të pabesueshëm të vogël. Charlie, ti më dhe mundësinë të bëhesha nënë. Ti ke qenë frymëzimi më i madh jo vetëm për ne, por edhe për qindra njerëz në mbarë botën. Ti më tregove se çfarë do të thotë të duash me të vërtetë. Tani është koha të fluturosh, jam shumë, shumë krenar për ty”, shkruan e ëma në foton ku shfaqet me të birin e ndjerë dhe bashkëshortin e saj.

6081314-6379867-image-a-78_1542020909813 6079866-6379867-image-m-53_1542019424916 6081318-6379867-image-m-82_1542022281868 6081316-6379867-image-m-80_1542022179939 6080772-6379867-image-a-83_1542022591452 6079868-6379867-image-m-60_1542019767649

Panorama Plus

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura