“Mami im është e fortë”, Arta Bajrami rrëfen betejën e nënës me kancerin: S’ka furtunë që e rrëzon

Jan 29, 2020 | 17:06
SHPËRNDAJE

Nëna e Arta Bajramit festoi dje ditëlindjen. Dhe në këtë ditë të veçantë për nënën e saj, këngëtarja zbuloi se ajo kishte mposhtur betejën me kancerin.

Ndërsa falënderonte ndjekësit për urimet e përzemërta, Arta tha se nëna e saj është e fortë pasi luftoi sëmundjen e rëndë.

“Shumë faleminderit për urimet tuaja dedikuar mamit tim, kanë shumë rëndësi për mua dhe mu dukën kësaj here shumë të veçanta sepse mami im mposhti një sëmundje shumë të rëndë, atë të kancerit, prandaj e quaj të fortë. Unë uroj vetëm shëndetin ta kemi, dashuri për njëri tjetrin sa shumë, ashtu siç me gëzuat ju mua sot. Ne jemi një popull i dashur e bujar. Ju dua,”- shkroi ajo.

Gjithashtu në një urim dedikuar nënës, këngëtarja i tha se nuk ka furtunë që rrëzon.

“Urime Mami ditëlindjen ?❤? të uroj shëndet e ngrohtësi pranë nesh ti je e fortë s’ka furtunë që të rrëzon ??, do të mundohem të ju rri gati çikave të mia sa më ke qëndruar ti mu pranë gjithmonë në çdo sfidë e në çdo gëzim të jetës time,”- shkroi ajo.

    

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura