Mamaqi nxjerr videon, sherr me Ramën në studio: Do më fusësh në burg?

Jan 25, 2016 | 19:40
SHPËRNDAJE

Ermal Mamaqi ka publikuar në rrjetet sociale një video ku tregon disa momente nga emisioni që ka xhiruar me kryeministrin Edi Rama.

“Sherr me Ramën e ka titulluar ai në Facebook, e përmes batutave e humorit, Mamaqi dhe Rama shkëmbejnë mes tyre fjalë e bëjnë debat se kush do të xhirojë i pari video.

“6 ditë pa Ermalin” do të rikthehet në ekran më 29 janar, me një të ftuar të rëndësishëm në këtë vend. Moderatori i këtij formati plot batuta, i cili transmetohet në kanalin “T” në Digitalb, Ermal Mamaqi, zbuloi më herët për gazetën “Panorama” mysafirin e tij të parë në studion e tij.

Mamaqi: Këtë të premte është kryeministri Rama, të lutem shumë mos ndërhy se është videoja ime

Rama: Të bëjmë një video me konsensus

Mamaqi: Po por është emisioni im, është tavolina ime

Rama: Unë nuk jam i joti

Mamaqi: Mos qofsha


Ermal Mamaqi sherr me Ramen by gazeta-panorama


Mamaqi sherr me ramen 2 by gazeta-panorama

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura