Mamaja-Stresit: Ndjej dhimbje në shpirt pa ty. Reperi: Do kthehem shumë shpejt në shtëpi (FOTO)

Mar 22, 2015 | 14:47
SHPËRNDAJE

Këngëtari Arkimed Lushaj, i njohur me emrin e artit si ‘Stresi’, e që ndodhet në arrati pas ikjes nga Komisariati numër 3 i Policisë në Tiranë, në rrjetet sociale vijon të postojë e komentojë mbi jetën e tij.

Stresi ka postuar sot komunikimin me të ëmën e tij, realizuar përmes celularit.

“Sot u zgjova, të kisha në andërr gjithë naten më ka marrë malli shumë. Ndjej dhimbje në shpirt, më mungon shumë shumë, tani jam në ballkon shof emrin tënd të shkruar në mur, oborri pa jetë, pa gjallëri. Gjithashtu shtëpia më duket si muze”, është mesazhi në VIBER-in e Stresit, i dërguar nga e ëma e tij, të cilën e ka të regjistruar në celular me emrin “Mamaaaa”. 

Postimi i Stresit në Instagram

Mesazhit prekës të së ëmës, reperi i njohur Stresi i përgjigjet se ai shumë shpejt do të kthehet në shtëpi:

“Mirmëngjes Mamiiii, do të vi shumë shpejt në shtëpi…Mos u shqetëso për muaaa, ti më njeh Mami (përkthimi i përgjigjes së Stresit e shkruar në gjuhën angleze). E kush tjeter mund te jete veq ti nene fjale me te embel ska bota nene e para fjale qe belbezon foshnja ne kraharorin tend ,me aromen tende nis jeta. Vitet kalojne dashurine per nenen ato se mposhtin dot”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura