“Mama, të dua shumë! Po vdes, nuk marr dot frymë”, flasin prindërit e vajzës që vdiq në kamion: Sikur ta kishim ditur …

Oct 26, 2019 | 12:44
SHPËRNDAJE

Familja e Pham Thi Tra My, vajzes 26 vjecare qe vdiq brenda kamionit te horrorit ne rrugen drejt Britanise eshte e shkaterruar nga dhimbja dhe humbja e madhe. Ata kane treguar se dhimbja nuk mund te tregohet dot, pasi humben njeriun e shtrenjte.

Shtepia e tyre e tregon qarte nivelin e jeteses qe bejne. E vjeter dhe pa komoditete. Pridnerit nuk kane te ardhura te mjaftueshme, te dy bashke marrin 400 dollarë në muaj.

Babai tregon se te gjithë pasurinë që kishin ia dhanë vajzës për të shkuar në Britani për një jetë më të mirë, por nuk e dinin se si do te shkonte ajo deri atje. Pasi kishin menduar dhe kishin marre garanci se udhetimi ishte i sigurt.

“Më vjen keq mama. Udhëtimi im jashtë vendit nuk ka pasur sukses. Mama, të dua shumë! Po vdes sepse nuk mund të marr frymë … Unë jam nga Nghen, Can Loc, Ha Tinh, Vietnam … më vjen keq, mama”, thuhet në mesazh të përkthyer në anglisht nga një i afërm i familjes.

Nguyen Thi Phong dhe Pham Van Thin, i kanë thënë CNN se ishte e tmerrshme ajo qe ndjene teksa moren mesazhin, duke shtuar se vajza duhet ta kete ndjere fundit ne momentin qe e dergoi.

Babai i saj thotë se kjo ishte gjëja më e dhimbshme, ka humbur njeriun më të shtrenjtë të jetës. Ai thotë se po ta kishte ditur që rrugëtimi do të kishte qenë i tillë, nuk do ta kishte dërguar vajzën. Por trafikantët i kishin premtuar se ishte mënyrë e sigurt. Kishte menduar se do te ishte me makine te sigurt, jo brenda kamioneve ne frigoriifer, perndryshe nuk do te kishin lejuar te nisej.

Mesazhet e fundit 

Familja ka publikuar mesazhet në tekst të Pham Thi Tra My, duke kërkuar dëshpërimisht informacion nëse e dashura e tyre është mes viktimave.

Ndërsa policia nuk ka konfirmuar ende identitetin e atyre që ishin në rimorkio, frika e familjes nxjerr në pah vështirësitë në marrjen e informacionit për personat e trafikuar.

Në mesazhin drejtuar nënës së saj, nga frika se mos ishte dërguar në momentet e saj të fundit, 26-vjeçarja shkroi se po përpiqej të merrte frymë dhe i kërkoi falje.

20157930-7613755-The_map_above_shows_the_perilous_5_000_mile_journey_the_39_migra-a-78_1572012272384

Në mesazhet nga një llogari me nofkën “bijë”, Pham shkroi: “Më vjen keq mama. Udhëtimi im jashtë vendit nuk ka pasur sukses. Mama, të dua shumë! Po vdes sepse nuk mund të marr frymë … Unë jam nga Nghen, Can Loc, Ha Tinh, Vietnam … më vjen keq, mama”, thuhet në mesazh të përkthyer në anglisht nga një i afërm i familjes. Pamja e ekranit tregon gjithashtu se Pham nuk ka hyrë në llogari që nga e Mërkura.

BBC më vonë raportoi se familja e Pham ka paguar 30,000 £ për trafikantët për udhëtimin e saj në Mbretërinë e Bashkuar.

20180588-7613755-Pham_Thi_Tra_My-a-69_1572012272351

Mimi Vu, një ekspert kryesor për trafikimin e të rinjve vietnamezë në Evropë dhe në Mbretërinë e Bashkuar, tha që tekstet duket se ishin autentike.

Ajo shkruan emrin e saj dhe nga është, gjë që është shumë e rëndësishme, për t’u thënë njerëzve se ku duhet të varroset. Është e rëndësishme që trupi të kthehet në vendin e lindjes”, tha Vu, i cili ka punuar në Vietnam për çështjet e trafikimit dhe skllavërisë për shtatë vitet e fundit.

20180590-7616121-In_text_messages_sent_at_10_28pm_GMT_on_Tuesday_Pham_Thi_Tra_tol-a-26_1572077603881 20210426-7616121-image-m-23_1572077567613 20211818-7616121-image-a-89_1572081416232 20211828-7616121-image-a-92_1572081779929

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura