“Maluma dhe JLo duhet të ishin shqiptarë që të kishin sukses”- Aurela Gaçe thumbon kolegët që blejnë klikime

Sep 30, 2020 | 12:10
SHPËRNDAJE

Bashkëpunimi i JLo dhe Malumës u kthye në hit dhe një nga këngët më të dëgjuara sapo doli në treg.

“Pa ti” arriti të grumbullojë për tre ditë 3.5 milionë shikime në kanalin e YouTube.

Këngëtarja shqiptare Aurela Gaçe publikoi një foto të këngës në rrjetin e saj social, Instagram ku nuk kurseu kunjat për kolegët që blejnë klikime.

Teksa bëri një parashtrim të arritjes së dy yjeve të muzikës pas publikimit të këngës në YouTube, Aurela Gaçe thumboi kolegët e saj  teksa u shpreh se Maluma dhe Jennifer Lopez duhet të ishin shqiptarë që të kishin sukses.

“Në 3 ditë 3 milionë e 500 mijë views. Ndërkohë subscribes në YouTube 13.4 milionë. Ose këta s’kanë fansa (që domethënë o kanë këta o s’di tjetër) ose nuk dinë të blejnë. Ose, ose duhet të ishin shqiptarë që të kishin më shumë sukses në këto lloj punësh. Ah nejse thuaj. Po të ishin këtu do kishin thyer rekorde më shumë se kaq,”- shkroi ajo.

/Panoramaplus.al

      

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura