Malota drejt rikthimit në Shkodër, Vllaznia bllokon Orelesin

Aug 20, 2018 | 9:58
SHPËRNDAJE

Projektohet rikthimi i Renato Malotës. Lezhjani mund të bëhet sërish pjesë e Vllaznisë edhe për një tjetër sezon. Qendërmbrojtësi që iu bashkua ekipit në fillimin e vitit 2018-të pritet që të kthehet sërish në Shkodër. Një lloj paralajmërimi e dha edhe vetë Hasan Lika në intervistën e pak ditëve më parë për “Panorama Sport”, ku deklaroi se mund të ketë edhe rikthime nga lojtarët e sezonit të fundit. Në fakt, trajneri nuk përmendi emra, por burime të gazetës zbulojnë se bëhet fjalë pikërisht për 29-vjeçarin.

Malota

Vllaznia është në kërkim të lojtarëve në mbrojte dhe sulm, ndaj ka filluar negociatat për të afruar të duhurit. Një rikthim i Renato Malotës, eksperienca e të cilit njihet, do të ishte një plus për stafin teknik, i cili ka mangësi kryesisht në qendër të defensivës. Gjithsesi, asgjë nuk është konkrete, por derisa edhe vetë lojtari është ende i lirë, shton shanset për një lëvizje të tillë.

Ditët e ardhshme do të jenë vendimtare për të ardhmen e lezhjanit, i cili luajti plot 16 ndeshje vjet me fanellën e ku qebluve dhe shënoi 3 gola.

ORELESI

Vllaznia mban “peng” Nuredin Orelesin. Nigeriani është zyrtarisht i larguar nga ekipi, e megjithatë vetëm leja e kalimit nuk i ka mjaftuar që të fitojë përfundimisht lirinë. Ai ka arritur akordin me Kamzën, por nuk po vjen dot në Shqipëri. Motivi: s’ka marrë lejen e punës. Dhe në këtë rast, pengesë është bërë pikërisht klubi shkodran, i cili nuk i ka paguar sigurimet shoqërore për plot 4 muaj. Duke qenë se nuk janë shlyer këto detyrime, ai nuk po fiton dot të drejtën e lejes së punës dhe rrjedhimisht s’po vjen dot as në vendin tonë që t’u bashkohet kamzalinjve të drejtuar nga Bledar Devolli.

Orelesi vllaznia

Duke qenë se është edhe ekstrakomunitar, pa paguar sigurimet, nuk mund të luajë dot në Shqipëri. Tashmë “topi” ka kaluar në anën e Vllaznisë, e cila ka bllokuar me pa të drejtë të ardhmen e nigerianit. Klubi duhet të bëjë pagesën për të liruar 29-vjeçarin. Orelesi iu bashkua shkodranëve në sezonin e shkuar dhe ishte një nga lojtarët më të spikatur, duke u aktivizuar në plot 30 ndeshje.

ADMIR URUÇI

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura