Mallra kontrabandë/ Policia sekuestron bidona dhe fuçi me esencë për nargjile, dy të arrestuar (DETAJET)

Sep 23, 2020 | 12:02
SHPËRNDAJE

Policia e Tiranës ka goditur një rast në fushën e falsifikimit të dokumenteve dhe kontrabandës me mallra për të cilat paguhet akcizë.

Në kuadër të operacionit “Nargjile” policia arrestoi dy persona, ndërsa dy të tjerë u shpallën në kërkim. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan nargjile, ambalazh e produkte me logo të paautorizuara dhe sende të tjera.

Të arrestuarit janë R. O., 25 vjeç dhe L.R., 33 vjeç, ekonomisti i firmës Nargjile, i dënuar më parë për krijimin e skemave mashtruese me qëllim përfitimin e Tvsh. Si dhe u shpallën në kërkim shtetasit :S.J Administratori, pronari i subjektit Nargjile dhe A. D menaxheri i firmës Nargjile.

Njoftimi i policisë

Goditet një tjetë rast në fushën e falsifikimit të dokumenteve dhe kontrabandës me mallra për të cilat paguhet akcizë.

Operacioni i zhvilluar nga Seksioni për Krimin Ekonomik dhe Financiar, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Sekuestrohen nargjile, ambalazh e produkte me logo të paautorizuara dhe sende të tjera.

Vihet në pranga 2 shtetas, dhe 2 të tjerë janë shpallur në kërkim .

Në vijim të operacionit policor “Nargjile” finalizuar rreth 1 viti me parë, ka vijuar puna me hetime më të thelluara nga Seksioni për Krimin Ekonomik dhe Financiar, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, duke goditur një tjetër rast , ku u bë e mundur arrestimi i shtetasve :

•R. O., 25 vjeç dhe L.R., 33 vjeç, (ekonomisti i firmës Nargjile, i dënuar më parë për krijimin e skemave mashtruese me qëllim përfitimin e Tvsh), të dy banues në Tiranë.

Si dhe u shpallën në kërkim shtetasit :S.J (Administratori, pronari i subjektit Nargjile) dhe A. D (menaxheri i firmës Nargjile).

Arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi, në bashkëpunim me persona të tjerë të shpallur në kërkim ka kryer veprat penale “Falsifikimi i dokumenteve”, “Falsifikimi i vulave, stampave dhe formularëve”, “Kontrabanda me mallra për të cilat paguhet akcizë”, “Tregtimi dhe transportim i mallrave që janë kontrabandë” dhe “Shkelja e të drejtave të pronësisë industriale”.

Gjatë operacionit, Policia sekuestroi në cilësinë e provës materiale: 1 automjet, i marrë me qira nga një kompani private me qëllim kamoflimin e aktivitetit, 23 bidona dhe 4 fuçi me esencë për nargjile, 493 kova me stampa të ndryshme të mbushura me lëndën që përdoret për nargjilen, 1 peshore elektronike, 2 aparat celular dhe sende të tjera.

Theksojmë se këto produkte dyshohet se janë futur në Shqipëri kontrabandë, duke shmangur tërësisht regjimin dhe detyrimin doganor. Këta shtetas, nëpërmjet kësaj veprimtarie të kundërligjshme, duke iu shmangur detyrimeve doganore, ka konkurruar në mënyrë të paligjshme në tregun e brendshëm.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Tiranë, për veprime të mëtejshme.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura