Malli pa faturë, supergjoba e konfiskim, 30 ditë afat për biznesin

Dec 1, 2015 | 9:34
SHPËRNDAJE

Afati i vetëdeklarimit të mallrave pa faturë është deri më 31 dhjetor. Pas 30 ditësh, të gjitha bizneset që do t’u gjenden në magazina mallra të padeklaruara, gjobiten 10 milionë lekë, u konfiskohet malli, dhe u rivlerësohen të ardhurat për 6 muajt e mëparshëm.

tatimet1Nëse shkeljet përsëriten pas kontrollit tatimor, biznesi ndiqet penalisht. Ministria e Financave ka gati udhëzimin, i cili ende nuk ka hyrë në fuqi, që do të shoqërojë zbatimin e ligjit të ndryshuar të procedurave tatimore për mallin e padeklaruar.

Udhëzim jep shembull konkret si do të rivlerësohen të ardhurat në rast se një tatimor zbulon 100 tonë sheqer në magazina të pashoqëruara me faturën e blerjes me TVSH. Sipas rivlerësimit të të ardhurave që bën Ministria e Financave për këtë biznes, detyrimet që duhet të paguajë biznesi llogariten në 5,2 miliardë lekë.

E thënë ndryshe, biznesi, përveç gjobave dhe konfiskimit të mallit, duhet të paguajë edhe detyrimet në bazë të rivlerësimit të të ardhurave që i bën tatimori.

Rivlerësimi i të ardhurave tatimore të 6 muajve të mëparshëm, në rastin e konstatimit të një biznesi me shumicë, që ka 100 tonë sheqer të padeklaruar, do të llogaritet mbi bazën e çmimit të shitjes me pakicë të mallit pa TVSH. 100 tonë sheqer të llogaritur me çmimin e shitjes me pakicë, që është 80 lekë për kilogram, vlerësohen 8 milionë lekë.

Sipas udhëzimit, kjo përcaktohet e ardhura ditore e biznesit, kurse për 6 muaj të ardhurat vlerësohen 14,720,000,000 lekë. Mbi këtë shumë, biznesi do të paguajë 20 për qind tatimin mbi vlerën e shtuar, në shumën 2,944,000,000 lekë. Mbi të ardhurat 6-mujore të rivlerësuara do të llogaritet edhe detyrimi në masën 15 për qind për tatimin mbi fitimin, e barabartë me 2,208,000,000 lekë.

Nga rivlerësimi i të ardhurave, detyrimet për të paguar një biznes llogariten 5,2 miliardë lekë, veçmas gjobën 10 milionë lekë dhe më pas ndjekja penale, në rast se shkelja përsëritet. Sipas udhëzimit, nëse biznesi kapet me 100 tonë sheqer pa faturë, do të paguajë 47 milionë dollarë gjobë dhe detyrime.

Kontabilistët shprehen se udhëzimi ngrihet mbi bazën e ndryshimeve që iu bë ligjit të gjobave dhe kjo është ajo çka pritej nga këto ndryshime. Në rast se biznesi zgjedh me vullnetin e tij të lirë të bëjë vetëdeklarimin, përgatit vetë një faturë, bashkë me NIPT-in, të cilin e çon në Tatime. Nga kjo faturë biznesi shpëton nga gjoba 10 milionë lekë, por jo nga pagesa e tatimfitimit.

 

Në udhëzimin e Financave jepet shembulli i një biznesi për gjobat që merr nëse kapet me 100 tonë sheqer të pafaturuar.

1. Gjobë në masën 10,000,000 lekë

2. Konfiskim i sasisë së sheqerit. Me kërkesë të biznesit, malli nuk konfiskohet nëse ai paguan një gjobë të barabartë me vlerën e tregut për të njëjtin mall.

3. Rivlerësim i të ardhurave tatimore të 6 muajve të mëparshëm për të paguar TVSH-në dhe tatimin mbi fitimin.

Për 100 tonë sheqer, e llogaritur me çmimin e shitjes me pakicë të sheqerit, pa TVSH, prej 100 tonë x 80 lekë/kg = 8,000,000 lekë.  Sa do të jenë gjobat kur biznesit i kapet mall pa faturë Të ardhurat ditore të 6 muajve të mëparshëm rivlerësohen me 8,000,000 lekë për çdo ditë.

Në total të ardhurat që rivlerësohen janë: 8,000,000 lekë x 184 ditë= 14,720,000,000 lekë për 6 muaj.

Mbi shumën 14,720,000,000 lekë zbatohet TVSH-ja në masën 20%, dhe detyrimi për TVSH-në është i barabartë me 2,944,000,000 lekë.

Mbi shumën 14,720,000,000 lekë zbatohet tatimi mbi fitimin prej 15 për qind, dhe detyrimi për tatimin mbi fitimin është i barabartë me 2,208,000,000 lekë.

4. Nëse shkelja përsëritet, konsiderohet evazion fiskal dhe biznesi ndiqet penalisht.

DORINA AZO

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura