Mali i Zi merr vendimin, nga nesër hap kufijtë për Maqedoninë e Veriut, Shqipërinë e Kosovën

Aug 14, 2020 | 12:48
SHPËRNDAJE

Mali i Zi do të hap kufijtë për disa shtete të rajonit, përfshirë edhe Shqiperine. mali-zi-696x332

Drejtori i Institutit të Shëndetit Publik në Podgoricë, Boban Mugosha theksoi se kufijtë do të happen për shtetasit e Maqedonisë së Veriut, Shqipërisë, Kosovës, Bosnjë – Hercegovinës dhe Serbisë, përcjell INA.

Ky vendim hyn në fuqi prej ditës së nesërme dhe se qytetarët e këtyre vendeve mund të shfrytëzojnë sezonin për pushime.

Mugosha ka thënë se gjendja epidemiologjike me koronavirusin në këto vende po përmirësohet. Ai tha se do të percaktohen sot mënyrat për të hyrë në Mal të Zi. Sipas tij, vendimi vjen pas kërkesave dhe presioneve të komunitetit të turizmit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura