Mali i Zi drejt formimit të qeverisë së re, shqiptari Dritan Abazoviç do të marrë dy poste në kabinet

Nov 26, 2020 | 21:11
SHPËRNDAJE

Drejtuesit e tre blloqeve të shumicës parlamentare në Malin e Zi kanë njoftuar një marrëveshje në lidhje me përparësitë e qeverisë së re.

IMG_8030-scaled-e1606383527848-1280x720

Ata janë përpjekur për të gjetur një gjuhë të përbashkët përpara votimit të qeverisë së re në 2 dhjetor.

Të enjten, media publikoi se udhëheqësi i koalicionit liberal Bardhezi, Dritan Abazoviç, kishte propozuar një marrëveshje që i kërkonte qeverisë së ardhshme të miratojë një Ligj mbi Ekzaminimin e Origjinës së Pronës dhe një Ligj mbi Lustracionin.

Në zgjedhjet parlamentare të mbajtura më 30 gusht, tre blloqet e opozitës fituan një shumicë të ngushtë prej 41 nga 81 vendet në parlament, duke përjashtuar Partinë Demokratike të Socialistëve, DPS, e cila ka qëndruar në pushtet thuajse dy dekada.

Ministri i Mbrojtjes pritet të jetë Abazoviç, udhëheqësi i Grupit Parlamentar, URA, i cili do të jetë gjithashtu edhe zëvendëskryeministër.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura