Maldini komenton transferimin e Ronaldos: Blerje e mirë, por ne italianët…

Aug 8, 2018 | 14:35
SHPËRNDAJE

Rikthimi i tij në Milano bëri shumë bujë dhe të gjithë tani në kampin kuqezi janë të bindur se diçka e re po fillon. Bëhet fjalë për legjendën e gjallë, Paolo Maldini i cili mori rolin e Drejtorit të Zhvillimit Strategjik te Milani.

maldini

Ndërkaq ish-mbrojtësi ka komentuar dhe ardhjen e Ronaldos te Juventus su dhe impaktin e ri që portugezi i sjel Serisë A.

“Ne nuk kemi investimet që kemi pasur në vitet ’99 dhe 2000. Afrimi i Ronaldos do të ketë një impakt të madh në mënyrën sesi njerëzit do të shohin Seria A-në, lojtarët, sponsorët dhe mbështetësit. Ai ka qenë një nga lojtarët më të mëdhenj të botës për një kohë të gjatë. Portugezi u afrua në këtë kampionat, prandaj të tjerët do e ndjekin.

Cristiano-Ronaldo-998307

“Vitin e kaluar ne pame se si u rrit interesi për kampionatin sërish. Roma ishte në gjysmëfinalet e Champions Leagues kundër Liverpulit dhe zhvilloi një ndeshje të mirë në takimin e dytë. Napoli shtyu Juventusin për titullin me një futboll shumë të bukur dhe ndjeva se ishte starti i diçkaje.

“Ardhja e Ronaldos dhe tani ka më shumë sy në merkato. Mendoj se ka disa ekipe në botë që nuk kanë buxhet të çmendur në merkato për të bërë lëvizje të tilla, por veprojnë me zgjuari. Ne italianët jemi të zgjuar, duhet t’i përdorim njohuritë tona”, – u shpreh Maldini.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura