Malala, kërcënimi i jetës e takimi me Obamën

Oct 13, 2014 | 14:14
SHPËRNDAJE

Vetëm pak orë pasi Malala Yousafzai u nderua si bashkëmarrëse e çmimit “Nobel” për Paqen 2014, një grupim talebanësh pakistanezë e kërcënuan atë publikisht. “Jamaat ul Ahrar”, një grupim që u shkëput nga Tehreek-e-Taliban Pakistan (TTP), e postoi kërcënimin në Twitter ditën e djeshme, pak orë përpara se Malala të takohej me Presidentin Barack Obama. “Personazhet si Malala duhet ta dinë mirë se ne nuk na pengon propaganda e pabesimtarëve. Ne kemi përgatitur thika të mprehta dhe të lëmuara për armiqtë e Islamit. Malala flet shumë kundër armëve dhe luftërave. A mos ndoshta ajo vetë nuk e di se themeluesi i Nobelit që ajo ka marrë si çmim është shpikësi i eksplozivit dora vetë?!”, ka shkruar zëdhënësi i grupimit, Ehsanullah Ehsan. Malala, një aktiviste 17-vjeçare e të drejtave për shkollim, u ka mbijetuar plagëve në kokë të një atentati të mëparshëm në 2012-n.  Në një rast të mëparshëm, Malala është shprehur se “Ekstremistët e kanë treguar se çfarë i frikëson më së shumti: Një vajzë me një libër”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura