Maksi dhe Gresa janë prezantuesit e “Çelësi muzikor”

May 6, 2015 | 12:57
SHPËRNDAJE


Edhe këtë vit ka nisur gara e festivalit më të madh në Kosovë “Çelësi Muzikor”, i cili është në edicionin e nëntë të tij, e ndërsa finalja me këngët më të mira do të vijë në mbrëmjen e 7 majit. Ka disa vite që moderator zyrtar i këtij festivali është gazetari Maksim Gjokaj-Maksi (gazetar edhe i “Panorama Plus”), ku për ne ka treguar se një nga problemet kryesore është që në Kosovë të gjendet një femër e njohur, por që edhe mund të moderojë mirë. Organizatorët vetëm dy ditë më parë më në fund kanë vendosur që përkrah Maksit të jetë këngëtarja dhe vajza e të madhes Shkurte Fejza, Gresa Behluli. Ndërsa edhe këtë vit finalja do të jetë një show më vete si vitin e kaluar, e ky festival këtë herë ka risjellë në skenë disa emra që kishin munguar, si: Ardit Stafaj, Shemi-Ilirët, bukuroshen Shkënda Dubova, Elitën (vajza e solistit të Elita 5) etj.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura