Macron nuk i ndihmoi dot, i shpëton Ceferin dhe Federata Ukrainase. Lojtarët e Shakhtarit dhe Dinamo Kiev largohen nga Ukraina

Feb 26, 2022 | 23:59
SHPËRNDAJE

Futbollistët e huaj të Shakhtar Donjetsk dhe Dinamo Kiev, kryesisht braizlianë, ia kanë dalë që të largohen nga Ukraina dhe të zhvendosen në Rumani. Lajmin e mirë e ka dhënë “New York Times”, që ka komunikuar me futbollistët e klubeve ukrainase që kishin mbetur të bllokuar në Kiev, ndërsa trupat ruse nisnin ofensivën drejt kryeqytetit.

asdasdasdsadas

Prej ditësh, ata ishin mbledhur bashkë në një hotel në Kiev duke kërkuar ndihmë për evakuimin bashkë me familjet, por pa sukses. Më në fund, sot ata i kanë hipur një treni që i ka nisur drejt Rumanisë, larg luftimeve që kanë nisur në kryeqytetin ukrainas.

asdasdasdsaddasd

 

 

Sipas “NYT”. Presidenti i UEFA-s, Aleksander Çeferin, kishte kërkuar ndihmë nga kryeministri francez Emanuel Makron që të ndihmonte në evakuimin e tyre, por pa shumë sukses. Më pas, nëpërmjet federatës ukrainase, kishte siguruar dy autobusë të cilët i kishin larguar nga kryeqyteti dhe me pas edhe biletat për trenin që kanë marrë sot, duke u larguar nga zona e konfliktit të armatosur.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura