‘Makinë me 1 timon’, Tahiri replikon ashpër me kreun e LSI: Nuk e di pse…

Jun 1, 2017 | 10:48
SHPËRNDAJE

Beteja PS-LSI për zgjedhjet e 25 qershorit ka shtuar tonet kritike mes palëve. Pas deklaratës së kreut të LSI-së, për batutën e vazhdueshme të kryeministrit Rama për makinën me dy timonë, ka reaguar ish ministri i Brendshëm Saimir Tahiri.

tahiri

Kryetari i Partisë Socialiste të Tiranës Saimir Tahiri, shoqëruar nga kreu i bashkisë së kryeqytetit Erion Veliaj ka replikuar me Vasilin teksa ishte ne një takim me banorë të njësisë numër 7 dhe 11.

“Dëgjova Petrit Vasilin që thoshte se është tahma e madhe të imagjinosh një makinë me një timon. Unë nuk e di pse i shkon mendja te tahmaja në fakt. Unë e quaj përgjegjësi, atij i shkon mendja te tahmaja, është puna e vet. Por të kesh mundësinë të qeverisësh këtë vend për shqiptarët, pa i zënë sytë me sherre, me shamata, nuk është tahma, është përgjegjësi”- tha Tahiri.

Sipas tij, “kjo është përgjegjësia jonë, e Partisë Socialiste dhe e Edi Ramës përballë çdo shqiptari që me të drejtë kërkon më shumë punë prej nesh”, theksoi Tahiri.

Sipas Saimir Tahirit gjatë katër viteve të qeverisjes ka pasur shumë shkopinj nën rrota dhe për këtë Partia Socialiste kandidon në zgjedhje me aleatin e vetëm, qytetarët e Shqipërisë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura