Makinë bombë ambasadës amerikane në Irak, 3 të vdekur

Apr 18, 2015 | 9:28
SHPËRNDAJE

Tre persona janë vrarë nga sulmi me bombë që organizoi Shteti Islamik kunder ambasadës se Shteteve të Bashkuara të Amerikës në qytetin Erbil të Irakut.


Mediat amerikane raportojnë se asnjë nga personeli amerikan nuk është lënduar nga sulmi.  

Departamenti i Shtetit në një komunikatë për media ka theksuar se vetura bombë ka shpërthyer para hyrjes së fortifikuar të ambasadës amerikane.

Regjioni kurd në Irak është një partner i rëndësishëm i koalicionit amerikan në kampanjën për të shkatërruar Shtetin Islamik që po kërcënon të marrë edhe qytetin Erbil.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura