OSHEE i blen Policisë 11 makina elektrike, dhuratë për aksionin për energjinë

Oct 6, 2016 | 9:02
SHPËRNDAJE

Ministri i Punëve të Brendshme Saimir Tahiri ishte i pranishëm sot në prezantimin e flotës së re të mjeteve të Policisë së Shtetit, 11 makina elektrike të cilat do i kushtojnë shumë më pak buxhetit të shtetit dhe do jenë shumë më produktive nga pikëpamja e mbrojtjes së mjedisit.

14484605_1281012008615622_3738277358272417629_n

“Janë makina që nuk përdorin një pikë karburant. Karikohen në prizën e shtëpisë dhe shpenzojnë shumë-shumë pak. Më pak se një kafe në ditë në mes të Bllokut. Këto makina shpenzojnë 1200 lekë të vjetra për 100 kilometra. Ndërkohë që një makinë normale në Policinë e Shtetit për 100 kilometra shpenzon diku te 30.000 lekë. Është kursim i paimagjinueshëm, në pikëpamje të buxhetit e po ashtu të mirëmbajtjes. Në qoftë se makina e Policisë së Shtetit sot, – ajo tradicionalja, – është ‘viktimë’ e mirëmbajtjes së vazhdueshme, për shkak të cilësisë së vet mjetit, këto makina duan shumë-shumë pak mirëmbajtje. Kjo nuk është një reformë. Nuk është vetëm mundësia jonë për të ideuar e për të blerë makina elektrike. Kjo është një kthesë e fortë në mentalitet, sepse hyjmë në ato pesë vende në Europë që sot drejtohet drejt burimeve alternative të energjisë”, tha Tahiri.

WireAP_9c29dc420e1448d5a77410becdc9426e_16x9_1600

Por ka një problem. Në rast se këto automjete janë duke ndjekur një kriminel dhe distanca që ato do duhet të përshkojnë është më e gjatë se 190 km, atëherë ndjekja do të dështojë dhe krimineli do të arratiset sepse makina e policisë do të fiket.

Duke u bazuar edhe në atë që tha për “TCh” shefi i Qarkullimit Rrugor në Tiranë Ervin Hasrama, “të 11 automjetet do të jenë për regullimin e trafikut dhe qarkullimit të mjeteve brenda qytetit të Tiranës. Kemi pika karikimi në Komisariatin Rrugor dhe Drejtorinë vendore Tiranë. Makina përshkon rreth 190 km me një furnizim energjie”. Pra makinat duhet të karikohen vetëm në këto dy pika dhe duhet të luten që në rast emergjence, të mos u duhet të përshkojnë më shumë se 190 km.

Këto makina elektrike janë blerë prej Operatorit të Shpërndarjes dhe do të përdoren nga Policia e Shtetit duke kontribuar në forcimin e bashkëpunimit dhe mbështetjes reciproke në drejtim të konsolidimit të ligjshmërisë në konsumin e energjisë elektrike, thuhet në njoftimin për shtyp të ministrisë së Energjisë dhe Industrisë.

Gjatë ceremonisë, ministri Gjiknuri deklaroi se “risia është teknologjike në fakt dhe nuk është thjesht aspekti pse ne po mbështesim policinë. Me këtë rast dua ti shpreh Policisë së Shtetit falënderimin që ka qenë një shtyllë shumë e rëndësishme e progresit në të gjithë disiplinimin e pagesave të energjisë elektrike dhe sidomos luftën kundër informalitetit. Pra, kontributi i policisë ka qenë i jashtëzakonshëm dhe dua ta them që pa mbështetjen e tyre, ai operacion do të kishte dështuar dhe shteti do të ishte në situata shumë të rënda financiare, sektori elektroenergjetik nuk do të ishte rikuperuar financiarisht siç në fakt ndodhi”.

thumbnail_DSC_6643

Gjiknuri tha se këto makina ishin dhuratë që OSHEE i ka bër Policisë “për ti shërbyer edhe më mirë mbështetjes së aksioneve kundër ilegalitetit në energji”.

“Kjo është një ceremoni e thjeshtë por unë kam kënaqësinë që të ndodhem në këtë moment për të prezantuar një risi. Ju e dini se në funksion të reformës në sektorin e energjisë elektrike ka patur një bashkëpunim shumë të mirë mes Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë dhe Policisë së Shtetit. Një bashkëpunim që ka sjellë disiplinimin e pagesave dhe intensifikimin me rezultate konkrete të luftës ndaj ilegalitetit në energji. Në kuadër të këtij bashkëpunimi, OSHEE ka blerë këto automjete elektrike të cilat i dhurohen tashmë Policisë së Shtetit për ti shërbyer edhe më mirë mbështetjes së aksioneve tona kundër ilegalitetit në energji”, tha Gjiknuri.

Këtë risi e kanë pasqyruar edhe mediat e huaja. “Associated Press” shkruan për prezantimin e makinave të reja të policisë shqiptare duke e cilësuar si “e vetmja në rajon dhe një nga pesë vende në Europë”.

Pak kohë më parë në rrjetet sociale qarkulloi një foto, ku një automjet i tillë i policisë karikohej në një parukeri.

14454676_10154406773738260_589218222_n

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura