Makina rrokulliset gjatë ndjekjes nga Policia, rrugës i bie droga…(FOTOT)

Jul 21, 2018 | 10:02
SHPËRNDAJE

Një automjet që po ndiqej nga policia është rrokullisur në afërsi të termocentralit “Kosova B”.

1-1-640x445

Të dyshuarit që kishin refuzuar kontrollin rutinë janë arrestuar dhe janë dërguar në Stacionin Policor në Obliq. Ndërsa, në veturë është gjetur sasi e konsiderueshme e drogës, që dyshohet të jetë mariuanë.

Komandanti i Policisë së Obliqit ka bërë të ditur se një patrullë policore e kishte ndaluar veturën në fjalë, mirëpo të dyshuarit kishin refuzuar të ndalonin për kontroll rutinë.

Më pas policia i është vënë në ndjekje kësaj veture, e cila gjatë ndjekjes është rrokullisur.

Vetura ende gjendet në vendin e ngjarjes ku do të ekzaminohet nga njësitet hetimore./Klan Kosova

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura