Makina përplaset me trafikndarësen në aksin Berat-Lushnje! Shoferi dhe pasagjeri largohen me vrap, mjeti rezulton i marrë me qira në…

Nov 26, 2022 | 21:47
SHPËRNDAJE

Një aksident ka ndodhur sot në mbrëmje në aksin Berat-Lushnje në afërsi të “Rotondos së Moravës”.

makina-berat-aksidenti-lushnje

Sipas News24, një makinë tip “Mercedes Benz” është përplasur me trafik-ndarësen e rrugës, ku për pasojë është dëmtuar pjesa e përparme e automjetit.

Pas përplasjes, mjeti është braktisur në rrugë dhe nuk dihen ende shkaqet e braktisjes dhe kush ka qenë në drejtimin e tij.

Policia e ka gjetur mjetin e braktisur dhe me dyer të hapura. Ata kanë rrethuar menjëherë perimetrin dhe po punojnë për identifikimin e shoferit.

Mësohet se mjeti është marrë me qira në qytetin e Durrësit, por ende nuk dihet identiteti i shoferit. Të njëjtat burime konfirmojnë se dëshmitarët në vendngjarje kanë deklaruar se pas përplasjes, nga mjeti kanë dalë shoferi dhe një pasagjer, të cilët janë larguar me vrap nga vendngjarja.

Nuk dihen ende arsyet e largimit të dy shtetasve nga mjeti, ndërkohë që nga Spitali Rajonal Berat konfirmohet nuk ka mbërritur asnjë i plagosur apo i lënduar.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura