Makina përplaset me motorin, plagoset shoferi. Niset me urgjencë drejt spitalit

Mar 31, 2023 | 10:26
SHPËRNDAJE

Një aksident rrugor me një të plagosur ka ndodhur në Bilisht, Devoll.

ambulance_19

Burime për Panorama bëjnë me dije se një makinë ka përplasur një motor, ku i plagosur ka mbetur drejtuesi i kësaj të fundit.

Mësohet se drejtuesi i motorit është dërguar fillimisht në spitalin e qytetit të Bilishtit por do të transportohet drejt Korçës, për ndihmë mjekësore më të specializuar.

Sipas bluve, i plagosuri ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërkohë që policia po punon për zbardhjen e rrethanave.

Njoftimi i policisë:

Devoll/Informacion paraprak

Më datë 31.03.2023, rreth orës 10:15, në qytetin e Bilishtit, një motomjet me drejtues shtetasin K. Z., rreth 26 vjeç, banues në Bilisht, është përplasur me një automjet me drejtues shtetasin E. Sh.

Për pasojë është dëmtuar drejtuesi i motomjetit K. Z., i cili u dërgua në spitalin e Korçës, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Me drejtuesin e automjetit shtetasin E. Sh., po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura