Makina përplas të moshuarin sapo zbret nga furgoni! Si ndodhi aksidenti

Jan 12, 2021 | 12:24
SHPËRNDAJE

Një i moshuar ka mbetur i plagosur si pasojë e një aksidenti. Ngjarja ka ndodhur në aksin rrugore Korçë-Bilisht, pranë fshatit Belorta.

 

Sipas informacioneve të para, një automjet përplasi të moshuarin sapo ai zbriti nga furgoni.

Policia dhe grupi hetimor shkuan menjëherë në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura