Makina përplas për vdekje këmbësorin, shoqërohet në polici shoferi. Pamje nga vendi i ngjarjes

Oct 26, 2021 | 20:59
SHPËRNDAJE

Një këmbësor ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti të ndodhur mbrëmjen e sotme në Lezhë. Sipas policisë, aksidenti u regjistrua rreth orës 20:15 në rrugën Lezhë-Milot, në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Rrilës”, ku një automjet përplasi për vdekje këmbësorin.

Panorama.al meson se viktima eshte Pal Vathi 55-vjeç, ndersa drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Lezhë, për veprime të mëtejshme.

Lezhë/Informacion paraprak

Rreth orës 20:15, në aksin rrugor Lezhë-Milot, në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Rrilës” , automjeti me drejtues shtetasin A.I., banues në Shkodër ka përplasur këmbësorin shtetasin P.V., banues në Lezhë, i cili për pasojë ka ndërruar jetë.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Lezhë, për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura