VIDEO/ Makina përplas për vdekje këmbësorin. Policia jep detaje për aksidentin

Dec 18, 2020 | 18:16
SHPËRNDAJE

Një e moshuar ka gjetur vdekjen e menjëhershme mbrëmjen e sotme.

Aksidenti është regjistruar në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Sodës” në Vlorë.

Policia bën me dije se automjeti që shkaktoi aksidentin drejtohej nga një 37 vjeçar.

Vlorë/Informacion paraprak

Rreth ores 17:21, në lagjen “24 Maji”, Vlorë, në vendin e quajtur”Kryqëzimi i Sodës”, një automjet, me drejtues shtetasin P. I., 37 vjeç, banues në Vlorë, ka aksidentuar me pasojë vdekje shtetasen S. G., rreth 75 vjeçe, e cila ishte duke lëvizur në këmbë.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Vlorë.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura