Makina përplas për vdekje 48-vjeçarin dhe largohet nga vendngjarja. Policia jep detajet e aksidentit të rëndë

Jan 24, 2021 | 22:27
SHPËRNDAJE

UPDATE/ Një aksident i rëndë është regjistruar mbrëmjen e kësaj të diele në aksin nacional Pogradec-Korçë, në afërsi të fshatit Buçimas.

Policia njofton se një mjet ka përplasur një 48-vjeçar dhe për pasojë i plagosuri me iniciale P. Gj., ka ndërruar jetë. Autori i ngjarjes është larguar nga vendngjarja dhe policia është vënë në ndjekje të tij.

Ndërkohë janë duke vijuar hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.

Pogradec/Informacion paraprak

Më datë 24.01.2021, rreth orës 21:40, në aksin rrugor Korçë-Pogradec, në afërsi të fshatit Buçimas, Pogradec, një automjet dyshohet se ka aksidentuar këmbësorin shtetasin P. Gj., rreth 48 vjeç, banues në Pogradec, i cili për pasojë ka gjetur vdekjen.

Nga ana e Policisë, po punohet për identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të mjetit, i cili është larguar nga vendi i ngjarjes.

Grupi hetimor po punon për dokumentimin e ngjarjes dhe zbardhjen e rrethanave të saj.

aksident 111

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura