Makina përplas motorin në Pogradec, plagosen babë e bir. Shikoni pamjet

Aug 10, 2022 | 19:46
SHPËRNDAJE

Sipas informacioneve paraprake nga policia, nga përplasja e një mjeti dhe një motori, kanë mbetur të plagosur drejtuesi i motorit dhe djali i tij 14-vjeç. Ndërkohë policia dhe ambulanca shkuan në vendngjarje, ndërsa po punohet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Njoftimi i policise

Më datë 10.08.2022, rreth orës 18:50, në aksin rrugor Korçë-Pogradec, në afërsi të fshatit Gështenjas, mjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin B. Y., është përfshirë në një aksident me një motomjet pa targë, me drejtues shtetasin A. C., 45 vjeç.

Për pasojë janë dëmtuar drejtuesi i motomjetit shtetasi A. C. dhe djali i tij rreth 14 vjeç, pasagjer, banues në fshatin Leshnicë, Pogradec, të cilët ndodhen në Spitalin e Pogradecit nën kujdesin e mjekëve.

Me drejtuesin e mjetit tip “Benz”, shtetasin B. Y., po kryehen veprimet e mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave dhe përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura