Makina përplas këmbësoren, shoferi largohet nga vendi i ngjarjes! Shikoni pamjet ku ndodhi aksidenti

Jan 24, 2021 | 21:41
SHPËRNDAJE

Një grua është aksidentuar në Vlorë mbrëmjen e kësaj të diele. Sipas policisë, aksidenti ka ndodhur në rrugën Transballkanike.

E plagosura është dërguar në spital dhe ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore, ndërsa shoferi është larguar nga vendi i ngjarjes.

“Më datë 24.01.2021, rreth orës 21:00, në rrugën Transballkanike, në afërsi të Gjykatës së Apelit, një automjet me drejtues ende të paidentifikuar ka aksidentuar duke u larguar nga vendngjarja shtetasen M. Ll, e cila ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve në gjëndje të rëndë shëndetësore”, thotë policia.

Ndërkohë grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë shkuan në vendngjarje dhe vijon punën për identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të mjetit si dhe sqarimin e plotë e rrethanave të aksidentit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura