Makina me 4 persona bie në Valbonë, një i vdekur, një grua e humbur

May 5, 2015 | 9:19
SHPËRNDAJE

Një person ka humbur jetën dhe një grua rezulton e humbur, pasi makina më të cilën udhëtonin doli nga rruga në Urën e Dragobisë dhe përfundoi në lumë.

Foto ilustruese

Sipas të dhënave të para mësohet se viktimë ka mbetur shtetasi Shan Pjetri nga Fierza. Ndërkohë që “News24” raporton se një grua identifikuar si Shpëtime Lilaj, rezulton e humbur. 

Dy persona të tjerë që kanë qenë në makinë janë plagosur dhe janë transportuar në spitalin e Bajram Currit për ndihmë mjekësore.  Ata janë identifikuar si Albert Hysa dhe Shqiponja Mustafa.

Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit, ndërkohë që forcat policore vijojne kërkimet për personin e humbur.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura