“Makina luksoze, armë dhe heroinë”, vetëm tre nga 12 persona në burg

Apr 25, 2016 | 17:34
SHPËRNDAJE

UPDATE/ Vetëm tre nga 12 persona të ndaluar dje nga policia spanjolle ku u sekuestruan 56 kg heroinë dhe 350 mijë euro cash, kanë përfunduar në burg.

12 të ndaluarit që dyshohet se janë pjesë e një organizate për trafikimin e drogës, janë shqiptarë dhe spanjollë.

Tre të arrestuarit janë dërguar në burgun e Lama-s, kurse mes të liruarve janë dhe dy shqiptarë.2016042411560184378

Operacioni

Makina luksoze, 350 mijë euro cash dhe 56 kg heroinë ishte rezultati i një operacioni të madh të policisë spanjolle.

Pas 10 muajsh hetime, u nduan 12 persona pjesë e një grupi shqiptaro-spanjoll.

Sasia rekord e heroinës e kapur gjatë vitit 2016 në Bashkimin Evropian ishte blerë në Holandë.

Ajo ishte fshehur poshtë motorit të makinës “Porsche Cayenne” që grupi po e përdorte për ta transportuar nga Amsterdami.

Bëhet fjalë për një bashkëpunim mes një grupi spanjoll që merrej me shpërndarjen e drogës dhe një grupi tjetër shqiptar të siguronte heroinën.

Policia kapi në Barcelonë liderin e grupit spanjoll të shoqëruar nga e dashura e tij.

Sipas hetuesve ai kishte kontaktuar liderin e një grupi shqiptar që merrej me shitjen e drogës.

Ata kishin lënë takim ku do të bëhej shkëmbimi i parave me drogën.

Pasi lokalizoi makinën që ishte parkuar para një hoteli. Policia ndërhyri duke arrestuar shoferin i cili kishte dokumente greke false.

Nga ana tjetër, policia sekuestroi dhe 350 mijë euro, para me të cilat grupi spanjoll do të blinte drogë.

Gjithashtu u sekuestruan shtatë makina luksoze, makineri për numërimin e parave, armë zjarri dhe një pistoletë me silenciator.

Hetimet

Autoritetet nisën hetime në korrik të vitit 2015, kur agjentët mësuan se një person mund të blinte një sasi të madhe heroine nga një grup shqiptarësh.

Ky person udhëtoi për në Barcelonë, ku u takua me liderin e grupit shqiptar të trafikut ndërkombëtar të drogës.

Korrieri i cili do të bënte transportin e heroinës, u nis nga Barcelona për në Esen në Gjermani, për të pritur lajmërimin e mbërritjes së drogës.

Pas kësaj ai udhëtoi me Porsche Cayenne në Amsterdam, ku mori sasinë prej 56 380 gramë heroinë, e cila ishte fshehur në 54 pako cilindrike. Ai u kthye në Galicia bashkë me ngarkesën.

Tetë anëtarë të grupit shqiptar për trafikimin ndërkombëtar të drogës u kapën në Barcelonë. Misioni i tyre ishte shpërndarja dhe ruajtja e drogës dhe negociatat për shitjen e saj.

Gjatë kontrollove si në Galacia dhe Katalonia, policia spanjolle sekuestroi 350 mijë euro, shtatë makina luksoze, makineri për numërimin e parave, armë zjarri dhe silenciator.


Heroina ne Spanje by gazeta-panorama

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura