Makina elektrike bie nga kati i tretë i ndërtesës, dy të vdekur (FOTO)

Jun 24, 2022 | 8:02
SHPËRNDAJE

auto__125599496_6ea67c04ly1h3ia9m7vz9j20u00z3ae51656050330Prodhuesi kinez i makinave elektrike Nio ka thënë se dy persona vdiqën kur një nga automjetet e saj ra nga kati i tretë i selisë së saj në Shangai, raportoi BBC të premten.

Një anëtar i stafit dhe një person nga një kompani partnere vdiqën në aksident.

Personat që vdiqën ndodheshin brenda automjetit teksa ai ra nga ndërtesa.

Nio tha se filloi menjëherë një hetim mbi incidentin në bashkëpunim me zyrtarë qeveritarë.

Zona e katit të tretë nga ku ra vetura është përshkruar si një sallë ekspozite, një objekt testimi ose një parking veturash.

“Kompania jonë ka bashkëpunuar me departamentin e sigurisë publike për nisjen e hetimeve dhe analizave të shkakut të aksidentit. Nga analiza e situatës në vendngjarje, fillimisht mund të konfirmojmë se ka qenë një aksident (jo i shkaktuar nga automjeti)“, thuhet në një deklaratë të kompanisë.

Komenti se aksidenti nuk u shkaktua nga vetura nxiti reagime të shumta, që bëri që më pas kompania të hiqte shkrimin fillestar dhe të publikonte një tjetër ku nuk përmendte shkakun.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura