“Makina e një gjyqtari në Tiranë përdoret në një ngjarje kriminale”, gazetarja zbulon ç’ndodhi brenda natës: Si skenar filmi

Nov 19, 2019 | 11:21
SHPËRNDAJE

policia-arrestim-naten-1-1

Makina e një gjyqtari që jeton në Tiranë, është vjedhur brenda natës, është përdorur për një ngjarje kriminale dhe sikur të mos kishte ndodhur asgjë, i është kthyer sërish aty ku e kishin marrë. Vetë gjyqtari duket se e ka marrë vesh këtë gjë, pasi i ka trokitur në derë policia, e cila i ka kontrolluar edhe banesën.

Këtë informacion e ka bërë me dije në një postim në faqen e saj në FB, gazetarja Klodiana Lala e cila shkruan si më poshtë:

“Policia troket ne dyert e nje gjyqtari te shkalles se pare. Me argumentin se i kane vjedhur makinen policia i kontrollon imtesisht shtepine. Gjyqtari nuk kishte asnje dijeni qe i ishte vjedhur makina. Por doli ne fakt qe mjetin ja kishin vjedhur, ja kishin perdorur ne nje ngjarje dhe ja kishin kthyer prape. Kjo e gjitha brenda nates. Ngjarja eshte me fakte te verteta. Por ama me duket si skenar filmi”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura