“Makina, e mbushur me karta identiteti dhe para”/ Automjeti “ML” u gjet pa targa, Gazmend Bardhit flet mbi vrasjen Pjerin Xhuvanit

Apr 21, 2021 | 16:41
SHPËRNDAJE

Drejtuesi Politik i Partisë Demokratike në qarkun e Elbasanit, Gazmend Bardhi, ka dhënë prononcimin e parë për mediat lidhur me vrasjen e militantit të PS-së Pjerin Xhuvani.

Bardhi0001

Gazment Bardhi ka deklaruar për mediat se makina e viktimës ka qenë e mbushur me karta identiteti dhe para.

Nuk kam shumë informacion, makina që shikoni atje është e mbushur me karta identiteti dhe para e drejtuar prej eksponentëve të krimit të organizuar dhe trupin e shihni vetë atje. Kaq kam për të thënë, janë një grup personash, shtabi elektoral i vërtetët i Taulant Ballës”- u shpreh Bardhi.

Pranë vendit të ngjarjes u gjet një automjet tip “ML” pa targa, që thuhet se i përket viktimës.

Policia bën me dije se si pasojë e shkëmbimit të zjarrit kanë mbetur të plagosur katër persona, mes tyre një efektive e policisë së forcave “Shqiponja”, e identifikuar si Xhensila Sota e cila është përpjekur që të parandalojë krimin.

Xhensila Sota

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura