Makina doli nga karburanti dhe u fut kundravajtje autokolonës/ Si ndodhi aksidenti ku u përfshi eskorta e ish-kryeministrit Berisha

Nov 26, 2021 | 21:56
SHPËRNDAJE

Detaje të tjera janë mësuar nga aksidenti ku janë përfshirë makina të eskortës së ish-kryeministrit Sali Berisha në Milot-Fushë Mamurras.

Korrespondenti i Panorama.al raporton se makinat e eskortës së Berishës po udhëtonin njëra pas tjetrës si autokolonë pa kthimit nga Foltorja e Kurbinit.

Një makinë me drejtues shtetasin Ardi Mulliqi ka dalë nga një karburant dhe është futur kundravajtje në autostradë duke dalë ballë për ballë me autokolonën e Berishës.

Makina ku udhëtonte ish-kryeministri ka arritur ta shmangë makinën që i vinte përballë, po kështu janë shmangur dhe 3 makina pas saj.

Mjeti i katërt i eskortës nuk ka mundur të shmangë, pavarësisht se ka frenuar. Si pasojë e aksidentit mbeti i plagosur lehtë drejtuesi i mjetit Ardi Mulliqi banues në Kosovë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura