Makina digjet gjatë natës, dyshimet e policisë

Jul 14, 2018 | 18:46
SHPËRNDAJE

Një makinë është përfshirë nga flakët në Çipan të Devollit (Korçë), ndërsa dyshimet e policisë janë se kemi të bëjmë me një zjarrvënie të qëllimshme.

Foto ilustruese
Foto ilustruese

“Më datë 13.07.2018 (e premte), gjatës natës në fshati Çipan-Devoll, ka rënë zjarr dhe për pasojë është djegur tërësisht mjeti tip ‘Benz’ në pronësi të shtetasit Dh. J. 44 vjeç, banues në Çipan. Nga hetimet e para dyshohet se zjarri mund të ketë qenë i qëllimshëm”, njoftoi policia.

Të njëjtat burime shtuan se po punohet për identifikimin e autorit, ndërsa është regjistruar një procedim penal për veprën “Shkatërrimi i pronës me zjarr”, parashikuar nga neni 151 i Kodit Penal.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura