Makina, depo për të ruajtur drogën, kapet me 80 doza kokainë shqiptari

Aug 27, 2015 | 16:17
SHPËRNDAJE

Policia italiane ka arrestuar një shtetas shqiptar 34 vjeçar i cili u gjet me rreth 80 doza kokaine, gati për t’u shitur në treg.

spaccio-cocaina-big-beta-2-2Emri i tij nuk bëhet me dije teksa jepen detajet se si ra në grackë shqiptari. Sipas mediave italiane, ai po drejtonte një automjet dhe manovrat e pajustifikuara që ai po bënte me lëvizjen në parking kanë ngacmuar policinë.  Menjëherë, efektivët kanë ndaluar makinën brenda së cilës përveç shoferit shqiptar, ishte edhe një femër. Sjellja e saj dhe, në veçanti të dhënat e mbledhura në ditët e fundit, bëri që policët të nisin të verifikonin dyshimet e tyre.

Gjatë kontrollit të shqiptarit, u zbulua se ai mbante në dorën e djathtë një dozë prej 1 gram kokainë. Ndërsa në dorën e djathtë shtrëngonte një dozë kokainë, në dorën e majtë ai mbante një telefon celular me të cilin komunikonte me blerësit e drogës.

Policia gjatë bastisjes së shtëpisë së të riut shqiptar nuk ka gjetur asgjë, por në një tjetër makinë që ai përdorte, efektivët gjetën 65 doza kokainë dhe dymbëdhjetë doza të tjera u gjetën brenda një kutie çamçakëzi.

Sipas mediave, ai e kishte kthyer makinën në ‘depo’ të drogës. Nga kontrolli, policia gjeti gjithashtu edhe disa qindra euro, të fituara nga shitja e drogës.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura