Makina del nga rruga, plagoset drejtuesja dhe tre pasagjerët

Apr 17, 2021 | 18:33
SHPËRNDAJE

Një aksident ka ndodhur mesditën e sotme në aksin rrugor Shkodër-Lezhë, në afërsi të vendit të quajtur ” Kryqëzimi i Gjadrit”.

Policia njofton se mjeti tip “Ford” me drejtuese një grua ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga duke përfunduar në një parcelë.

Si pasojë e aksidentit janë plagosur dëmtime drejtuesja e mjetit dhe 3 shtetasit që ndodheshin në të. Ata janë transportuar në spitalin e Lezhës, ndërsa policia ka shkuar në vendin e aksidentit dhe është duke punuar për zbardhjen e plotë të tij.

Lezhë/Informacion paraprak

Në aksin rrugor Shkodër-Lezhë, në afërsi të vendit të quajtur ” Kryqëzimi i Gjadrit”, mjeti tip “Ford” me drejtuese shtetasen M.C., ka humbur kontrollin duke dalë nga rruga.

Për pasojë kanë marrë dëmtime drejtuesja e mjetit dhe 3 shtetasit që ndodheshin pasagjerë në këtë mjet, të cilët janë dërguar në spitalin Rajonal Lezhë dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor në vendngjarje po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura