Makina del nga rruga në “Rinas”, plagoset rëndë pasagjeri

Jun 30, 2016 | 9:01
SHPËRNDAJE

Mëngjesin e sotëm një makinë drejtuar nga një 40-vjeçare ka dalë nga rruga, e për pasojë u plagos një person që ishte në makinë me të.

ambulance-urgjenca

Policia njofton se rreth orës 08:00, në rrugën e Rinasit, mjeti tip “Renault”, me drejtuese shtetasen K. K., 40 vjeçe, ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka dalë nga rruga. Si pasojë është dëmtuar pasagjeri, H. K., 60 vjeç.

“Ai u dërgua në SQU, në gjendje jo të mirë shëndetsore dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve”- njofton policia.

Grupi hetimor në vendin e ngjarjes po punon për gjetjen e shkakut të humbjes së kontrollit të mjetit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura