Makina bie nga ura në një lartësi prej 100 metrash, plagoset një person. Momenti i transportimit me helikopter

Oct 18, 2020 | 15:39
SHPËRNDAJE

Një aksident i rëndë u regjistruar në segmentin rrugor Çorovodë-Prishtë. Sipas informacioneve, mësohet se në vendin e quajtur “Ura e Blëzenckës”, shtetasi Alban Hasanllari, duke drejtuar mjetin tip Benz, me targa AA 172 DH, ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar poshtë urës.

Rënia nga një lartësi rreth 100 metër në ujë, e ka bërë tepër të vështirë nxjerrjen e trupit të të plagosurit nga automjeti e për ta transportuar më pas deri tek autoambulanca.

37- vjeçari është nxjerrë nga makina me ndihmën e forcave të Policisë dhe zjarrfikësve dhe është transportuar me helikopter drejt Spitalit të Traumës në Tiranë.

Burime të Policisë në vendngjarje bëjnë me dije se i plagosuri është nxjerrë nga makina me shenja të dobëta jete dhe më pas është transportuar me ambulancë drejt helikopterit.

Burimet policore bënë të ditur se, paraprakisht mendohet se shkak për këtë aksident të rëndë është bërë shpejtësia me të cilën po udhëtonte 37-vjeçari, Alban Hasanllari si dhe lagështira në rrugë.

Të njëjtat burime konfirmojnë se grupi i ekspertëve të Policisë Rrugore po punon për zbardhjen e shkaqeve dhe dinamikës së aksidentit të rëndë.

 AKSIDENTI

I plagosuri Alban Hasanllari, 37 vjeç ndodhet në spitalin e Traumës në Tiranë në gjendje të rëndë për jetën, pasi makina me të cilën po udhëtonte u shkatërrua plotësisht pasi ra nga një lartësi rreth 100 metra në Kanionet e Osumit.

Ndërkohë, ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 10:00 të së dielës, ku mjeti tip “Mercedes Benz” me portobagash që drejtohej nga 37-vjeçari nga Saranda, është rrëzuar në Kanionin e Osumit.

Ngjarja ka ndodhur në hyrje të urës së Blezenckës, në aksin rrugor Prishtë-Çorovodë, në krahun e majtë të rrjedhës së lumit Osum.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura