Makina bie nga lartësia në rrugën e Dajtit, plagosen 4 persona

Jul 19, 2018 | 17:09
SHPËRNDAJE

Një automjet ka rënë nga lartësia në rrugën e Dajtit këtë të enjte dhe ka shkaktuar lëndimin e 4 personave, mes të cilëve 3 pasagjerë të mjetit.

ilustruese
ilustruese

Nuk dihen ende rrethanat e ngjarjes teksa policia në një informacion paraprak thotë se:

“Më datë 19.07.2018, në rrugën e Dajtit, mjeti me drejtues D.H., ka rënë nga lartësia ku janë dëmtuar D.H., dhe pasagjerët O.Z., A.P., dhe V.T., të cilët u dërguan në spital nën kujdesin e mjekëve”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura